Vendet e Rajoni ulin taksat për të mbrojtur konsumatorët, Shqipëria kryeson për naftën më të shtrenjtë

Vendet e Rajoni ulin taksat për të mbrojtur konsumatorët, Shqipëria kryeson për naftën më të shtrenjtë

Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve me pakicë ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive të vendeve të rajonit për uljen e akcizës te nafta, përveç Shqipërisë, ndonëse kjo e fundit ka çmimin më të shtrenjtë në rajon. Në Shqipëri, prej rreth një jave nafta po tregtohet me çmim prej 219 lekë për litër. I konvertuar në euro, çmimi i naftës është rreth 2.3 euro për litër nga 2.06 euro për litër që ishte çmimi në muajin korrik, ndërsa benzina po tregtohet me rreth 2.1 euro për litër. Në vend krahasuar me muajin korrik çmimi është rritur me rreth 0.24 euro për litër apo 21 lekë për litër. Nga të dhënat krahasuese të korrespodentëve të Monitor për vendet e Ballkanit Perëndimor, rezulton se në Shqipëri çmimet e karburanteve...