U hodh nga Ura në Klos, 35 vjeçari i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

U hodh nga Ura në Klos, 35 vjeçari i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga Ura e Vashës, në rrethana ende të paqarta. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës. Dritan Lila, rreth 35 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës. Lila ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Mësohet se, pak para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes së tij, duke i njoftuar për qëllimin për t’u hedhur nga ura. Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari kishte udhëtuar me automjetin e tij dhe e kishte ndaluar atë pranë urës, e cila ka një lartësi prej rreth 152 metrash. Dyshohet se i riu po përballej...