SHBA shton presionin ndaj Vuçiçit/ Projektligj dypartiak në Kongres: Luftoni korrupsionin dhe shkëputuni nga Rusia….
Ligjvënësit amerikanë kanë rritur presionin ndaj Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç teksa zgjedhjet po afrohen në Serbi, duke e paralajmëruar se nëse nuk shkëputet nga orbita ruse, kineze dhe iraniane, do të përballet me sanksione. Përfaqësuesit Joe Wilson dhe Bill Keating, anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, prezantuan të enjten legjislacionin që kërkon sanksione dhe ndalime vizash për individët që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor. Lëvizja e ligjvënësve vjen pas protestave masive të studentëve kundër korrupsionit në Serbi, të cilat e kanë munduar Vuçiçin për dy vjet. “Nën Presidentin Vuçiç, Serbia është larguar qëllimisht nga sundimi i ligjit dhe është afruar më shumë me armiqtë e lirisë si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze...
Burimi:
syri.net