E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur me rreth 65 vite krijimtari…
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e artit të tij.Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi Buzën si një piktor dhe studiues të rëndësishëm, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e artit pamor shqiptar.Kujtim Buza la pas një veprimtari të gjatë artistike, me rreth 65 vite krijimtari, duke u angazhuar jo vetëm si piktor, por edhe si studiues dhe pedagog.Ai drejtoi Galerinë Kombëtare të Arteve dhe u angazhua për edukimin dhe formimin e brezave të rinj të artistëve.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com