7-vjeçarja mbytet në lumin Drin, shpëtojnë 4 familjarët e tjerë

7-vjeçarja mbytet në lumin Drin, shpëtojnë 4 familjarët e tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjoricë të Bulqizës, ku një vajzë rreth 7 vjeçe dyshohet se është mbytur në lumin Drin. Sipas të dhënave paraprake, xhaxhai së bashku me dy nipërit dhe dy mbesat kishin shkuar në lumë për tu larë. Në momentin kur ndodheshin në ujë, rrjedha e lumit është shtuar menjëherë, duke i vënë në rrezik të gjithë. Dyshohet se shtimi i prurjeve të lumit ka ardhur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, xhaxhai, dy djemtë dhe njëra prej vajzave kanë arritur të dalin nga lumi dhe t’i shpëtojnë mbytjes. Ndërsa kërkimet për vogëlushen vijuan gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur është...