“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride
Media malazeze “Vijesti” raporton se Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet që kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, dyshohet se kishte parasysh kur paralajmëroi për veprimtari të koordinuara hibride me synim destabilizimin e vendit. Spajiç deklaroi në rrjetin social “X” se autoritetet malazeze kanë siguruar informacione operative të sigurisë mbi përpjekje të mundshme për destabilizimin e vendit, në një periudhë kur Mali i Zi pritet të avancojë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit malazez, këto aktivitete dyshohet se do të përfshijnë zyrtarë nga të paktën dy vende të rajonit dhe mund të mbështeten nga aktorë politikë dhe një pjesë e skenës mediatike brenda Malit të Zi. Spajiç nuk i identifikoi publikisht shtetet që dyshohet se qëndrojnë pas këtyre përpjekjeve. Megjithatë, “Vijesti”,...
Burimi:
javanews.al