Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën 89-vjeçare
Mbreti Harald V i Norvegjisë, monarku më i vjetër në detyrë në Evropë, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, njoftoi të premten Pallati Mbretëror. “Me trishtim të thellë njoftojmë se Madhëria e Tij, Mbreti Harald, ndërroi jetë sot. Mbreti Harald u nda nga jeta paqësisht në Spitalin Universitar të Oslos, të premten, më 28 gusht, në orën 06:35”, thuhet në njoftimin e pallatit. Flamuri në Pallatin Mbretëror në Oslo u ul në gjysmështizë, ndërsa qytetarë të shumtë u mblodhën jashtë për të vendosur lule dhe për t’i bërë homazhe mbretit. Harald kishte qëndruar i shtruar në spital që prej 17 gushtit për shkak të anemisë hemolitike, një gjendje në të cilën qelizat e kuqe të gjakut shkatërrohen më shpejt nga sa organizmi arrin t’i zëvendësojë....
Burimi:
vizionplus.tv