Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673 diamante, vlera miliona dollarë

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673 diamante, vlera miliona dollarë

Një gjerdan i çmuar me diamante është vjedhur nga Muzeu i Arteve të Aplikuara (MAK) në Vjenë, njoftoi policia austriake. Autoritetet publikuan një fotografi të bizhuterisë, e cila është krijuar nga shtëpia e njohur franceze e argjendarisë Van Cleef & Arpels. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e muzeut, bizhuteria mund të jetë gjerdani mbretëror i përbërë nga 673 diamante, me një peshë totale prej më shumë se 200 karatësh. Gjerdani i përkiste dikur mbretëreshës Nazli të Egjiptit, e cila e kishte veshur në vitin 1939 në dasmën e vajzës së saj, princeshës Fawzia, me princin e atëhershëm të kurorës iraniane, Mohammad Reza Pahlavi. Policia bëri të ditur se dy persona të paidentifikuar thyen vitrinën e ekspozimit gjatë orarit të hapjes së muzeut, morën...