Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune
Tre shtetas rumunë, familjarë të një të dënuare që vuan dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, gjatë një takimi me të afërmen e tyre. Gjatë kontrollit të çantave me rroba, efektivët e burgut konstatuan një aparat celular dhe një thikë të fshehur në njërën prej tyre. Pas zbulimit të sendeve, tre familjarët u shoqëruan dhe u morën në pyetje në prani të avokatit. Burime paraprake bëjnë me dije se e dënuara, e cila vuan dënimin për mashtrim, nuk njihet si person problematik dhe nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera. Gjithashtu, gjatë kontrollit në dhomën e saj...
Burimi:
javanews.al