“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme
Pas një vere të gjatë me temperatura përvëluese në të gjithë Evropën, ardhja e temperaturave më të buta të vjeshtës pritet me padurim nga shumë njerëz, shkruan Genie Harrison ne median britanike “Daily Mail”. Një studim i ri i agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook” tregon se 18 nga 51 destinacionet më të njohura evropiane për udhëtime të shkurtra mund të vizitohen me më pak se 100 paund për person në ditë. Tirana renditet në vendin e parë, duke u cilësuar si destinacioni më ekonomik në Evropë. Arkitektura e veçantë e kryeqytetit shqiptar, atmosfera e gjallë e kafeneve dhe peizazhet mbresëlënëse, mund të shijohen me një kosto mesatare prej vetëm 51 paundësh në ditë gjatë shtatorit. Kjo do të thotë se një udhëtim treditor në Tiranë...
Burimi:
javanews.al