Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona
Për ditën e sotme (28 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike që na kanë shoqëruar përgjatë javës. Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje. Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al