Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi pritet të mbahet në orën 17:30 në selinë e PS-së dhe vjen pas mbledhjeve dyditore të zhvilluara në Pogradec dhe mbledhjes së qeverisë një ditë më parë. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë bashkëqeverisja dhe organizimi i strukturave socialiste në territor. Rama pritet t’u japë drejtuesve politikë udhëzimet për nisjen e takimeve në zonat e tyre elektorale, me synim prezantimin dhe shpjegimin e dokumenteve strategjike të mazhorancës, përfshirë “Besën” dhe “Praninë Besnike”. Një tjetër çështje e diskutuar pritet të jetë platforma “Pasqyrë Albania”, e prezantuar gjatë qëndrimit në Pogradec. Platforma synon të mbledhë dhe të ndjekë ankesat e qytetarëve, me objektivin që...