Harta e re, kufijtë e bashkive mund të ndikojnë garën e 2027
TIRANË-Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste në pushtet për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, që synon të zvogëlojë numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 61 në 46 bashki, është në fazën e konsultimeve, pavarësisht protestave në bashkitë që pritet të shkrihen. Konsultimi me qytetarët dhe këshillat bashkiakë pritet të përfundojë në shtator dhe projekti socialist për hartën e re do të diskutohet më pas në Kuvend. Synimi i mazhorancës është që ndryshimet në hartën territorial të jenë të zbatueshme në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Por procesi i shqyrtimit të hartës së re po zhvillohet në një kalendar të ngushtë kohor, duke ngritur pikëpyetje për standardet e procesit të ardhshëm zgjedhor, sa kohë që KQZ-ja do të duhet të përshtasë procedurat dhe teknologjinë, administrata vendore...
Burimi:
zeri.ai