Dosja AKSHI/ Ergys Agasi del sot para GJKKO-së, do njihet me masën e sigurisë
Ergys Agasi, një nga figurat kryesore të AKSHI-t do të dalë përpara GJKKO-së sot në 28 gusht në orën 09:30 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë. Prej muajsh në arrati, Agasi u arrestua në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me automjet. Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë. Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Ulian Shpataraku, që është shoqëruar gjithashtu nga forcat blu. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, doli me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, si dhe të ish-efektivit, Ulian Shpatarakut. SPAK sqaroi se Agasi është nën hetim që prej vitit 2025,...
Burimi:
javanews.al