Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

Rritja e çmimeve të karburanteve në tregjet e rajonit ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive përmes masave fiskale, kryesisht uljes së akcizës dhe kufizimit të marzheve të fitimit. Shqipëria, ndërkohë, vijon të ketë çmimin më të lartë të naftës në rajon, pa njoftuar deri tani masa të reja për të amortizuar efektin te konsumatorët. Në Shqipëri, prej rreth një jave nafta tregtohet me rreth 219 lekë për litër, ose afërsisht 2.3 euro për litër. Në korrik, çmimi ishte rreth 2.06 euro për litër. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 0.24 euro ose 21 lekë për litër. Ndërkohë, benzina tregtohet rreth 2.1 euro për litër. Të dhënat krahasuese të publikuara nga “Monitor”, bazuar në informacionet e korrespondentëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, tregojnë se diferenca e...