Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës

Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës

At Zef Pllumi (1924-2007) përkujtohet sot në 102-vjetorin e lindjes si figurë që mbetet simbol i rezistencës shpirtërore dhe i dinjitetit njerëzor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar solli në këtë ditë disa nga momentet kryesore që përcaktuan jetën dhe veprimtarinë e At Zef Pllumit si një zë që nuk heshti, një mendje që nuk u thye dhe një shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue”. Më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit (Lorencit), në Shëngjin, lindi kleriku françeskan dhe shkrimtari At Zef Pllumi. I ndikuar nga At Anton Harapi dhe i formuar në mjedisin kulturor të revistës “Hylli i Dritës”, At Zef Pllumi zhvilloi që herët pasionin për dijen, kulturën dhe letërsinë. Rrugëtimi i tij shpirtëror u ndërpre dhunshëm nga regjimi komunist. Më 14...