Hëna mbi Moravë, Rama ndan pamjet spektakolare nga Korça
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje të Hënës që ndriçon në qiellin e Korçës, mbi malin e Moravës, duke krijuar një peizazh të veçantë dhe një spektakël natyror për banorët e qytetit të serenatave, por edhe për vizitorët vendas e të huaj. Në fotografinë e realizuar gjatë mbrëmjes, disku i ndriçuar i Hënës shfaqet mbi majën e malit të Moravës, ndërsa poshtë tij dallohen silueta e kryqit monumental dhe dritat e kishës, duke krijuar një kontrast mes dritës së ftohtë të Hënës dhe ndriçimit të ngrohtë të monumenteve. Kryqi i Moravës, i vendosur në majën e Shëndëllisë, rreth 1,365 metra mbi nivelin e detit, është një nga pikat më karakteristike panoramike mbi qytetin e Korçës. Kryqi i madh i bardhë është i...
Burimi:
kultplus.com