Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër NATO-s, pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson se Moska do ta sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s, me gjithë rritjen e shqetësimeve se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të urdhërojë sulm ndaj një vendi baltik ose ndonjë tjetër vendi anëtar, për ta vënë në sprovë vendosmërinë e aleancës perëndimore. Trump u tha gazetarëve të enjten vonë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, se kishte zhvilluar “biseda të mira” me Putinin dhe se “ai nuk do të sulmojë territorin e NATO-s”. Trump nuk tregoi se kur ishin zhvilluar këto biseda. “Unë nuk jam fare i shqetësuar… nuk ka asnjë telash”, citoi më herët Trumpin mediumi Axios, kur ai u pyet nëse ka mundësi që Rusia ta provokojë ndonjë shtet të...
Burimi:
vizionplus.tv