Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur
Autoritetet kineze kanë rifilluar përpjekjet e shpëtimit lidhur me përmbytjet pranë kufirit Nepal-Tibet. Ato ishin pezulluar për shkak të frikës se një liqen i sapoformuar me ujë mund të dalë nga shtrati. Mediat shtetërore raportojnë se ka ndodhur një tejmbushje dhe uji ka filluar të marrë rrjedhë të shpejtë. Autoritetet kanë dhënë alarmin dhe për një digë të dëmtuar në Nepal duke kërkuar nga njerëzit në zonë që të zhvendosen në vende të sigurta. Policia e Nepalit njoftoi se numri i të vdekurve është rritur në 489, më shumë se 48 orë pasi përmbytjet e menjëhershme shkatërruan rajonin kufitar të Himalajeve. Më shumë se 2300 persona janë shpallur të zhdukur, ku mbi 600 janë turistë. Një akullnajë e shembur shkaktoi valën e madhe të përmbytjeve...
Burimi:
javanews.al