Tragjike/ 15 vjeçari theret me thikë nga një i mitur
Një i mitur, 15-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi është therur me thikë në Prizren, gjatë natës së 27 gushtit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se më datën 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte therur me thikë. “Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, një mashkull i mitur rreth 15-vjeçar, dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, tha ai. Bytyqi më tej bëri të...
Burimi:
ntv.al