Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, u vendos 5 prioritetet!
Në vijim të analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga Edi Rama, dhe të prioriteteve të përcaktuara për qeverisjen deri në vitin 2030, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula, mblodhi në një takim pune kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore, të cilëve u komunikoi prioritetet e punës dhe drejtimet kryesore të bashkërendimit institucional ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm dhe inspektorateve qendrore. Takimi u fokusua në forcimin e bashkërendimit institucional, standardizimin e veprimtarisë inspektuese dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Gjatë takimit u theksua roli i Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen, bashkërendimin, standardizimin dhe vlerësimin e sistemit të inspektimit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria që strukturat inspektuese të...
Burimi:
javanews.al