Defekti në radarët e “Albcontrol”, ndërprerja e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare zgjati për gati një orë! U prekën dhe disa fluturime nga Rinasi

Defekti në radarët e “Albcontrol”, ndërprerja e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare zgjati për gati një orë! U prekën dhe disa fluturime nga Rinasi

Problemi teknik në trafikun ajror të ‘Albcontrol’ çoi në ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare. Kjo ndërprerje zgjati për rreth 60 minuta në Shqipëri. Për rreth 60 minuta, hapësira ajrore shqiptare u boshatis nga avionët, pas një problemi teknik që goditi sistemet e trafikut ajror të Albcontrol. Defekti u shfaq rreth orës 17:30, ndërsa ekipet teknike ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë e fluturimeve, 90% e sistemeve u rikthyen në funksion. Incidenti shkaktoi vonesa në disa fluturime në nisje dhe mbërritje në aeroportin e Rinasit.