DETAJET/ Mbyllet pas rreth dy orësh mbledhja e Ramës me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të PS! Zbardhen porositë, nesër diskutohet dhe… (VIDEO)
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtues dhe përfaqësues të Partisë Socialiste, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi, i cili nisi pak para orës 18:00, u zhvillua në rezidencën e qeverisë pranë fshatit “Sos”, pasi fillimisht ishte njoftuar se do të mbahej në selinë e Partisë Socialiste. Zhvendosja e takimit mësohet se është bërë për të shmangur përplasjet me protestuesit, të cilët pritej të mblidheshin në zonën e selisë së PS-së, për të goditur edhe me vezë socialistët. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kishte karakter politik dhe organizativ. Gjatë takimit pritet të jenë diskutuar zhvillimet politike dhe organizimi i mëtejshëm i socialistëve. Takimi zgjati rreth dy orë dhe erdhi pas dy ditësh mbledhjesh intensive në...
Burimi:
javanews.al