6 viktima nga ethet e Nilit Perëndimor

6 viktima nga ethet e Nilit Perëndimor

Rajoni E Premte, 28 Gusht 2026 15:40 Shkon në 6 numri i personave që kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor dje pasdite, dhe ky është rasti i gjashtë me pasoja fatale, konfirmoi sot drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar nga Shkupi. Pacienti kishte sëmundje shoqëruese mjaft serioze. ”Fatkeqësisht, duhet t’ju informoj se një pacient tjetër vdiq dje pasdite”, njoftoi Cana. Pacienti i ndjerë ishte shtruar në spital 15 ditë më parë në klinikë, në një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, me një pasqyrë të rëndë klinike, dhe pavarësisht të gjitha masave intensive të marra në Repartin për Kujdes Intensiv, dje në orët e pasdites ai ndërroi jetë. Në një deklaratë për mediat, Cana informoi...