Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin! VENDIMI:  U bë pengesë, refuzoi urdhërat e Kryetarit…

Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin! VENDIMI: U bë pengesë, refuzoi urdhërat e Kryetarit…

Në foto: Erion Veliaj, Anuela Ristani, vendimi dhe godina e Bashkisë Tiranë TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj i cili ndodhet në qeli që nga shkurti i vitit 2024 ka shkarkuar nga detyra kryetaren e komanduar të bashkisë së kryeqytetit Anuela Ristanin. Në vendim, Veliaj argumenton se pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi vijimësinë e mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, kushtet institucionale kanë ndryshuar dhe se delegimi nuk i shërben më qëllimit për të cilin ishte dhënë. Gjithashtu thuhet se gjatë ushtimit të detyrës, Ristani është kthyer në një pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur, pasi sipas tij ka munguar koordinimi institucional, moszbatim të vendimeve gjyqësore dhe refuzim të urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit...