Nisma e kongresistëve amerikanë/ Aktivisti Bajraktari: Mesazh i qartë për Serbinë, SHBA s’injorojnë rreshtimin…

Nisma e kongresistëve amerikanë/ Aktivisti Bajraktari: Mesazh i qartë për Serbinë, SHBA s’injorojnë rreshtimin…

Aktivisti dhe biznesmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka reaguar pas projektligjit të propozuar nga dy kongresmenët amerikanë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, të cilët kërkojnë  sanksione dhe ndalime vizash ndaj zyrtarëve serbë që minojnë demokracinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bajraktari mbështet fuqishëm nismën e dy kongresistëve amerikanë, si një hap i domosdoshëm i Kongresit të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. ‘Ky projektligj dërgon gjithashtu një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta injorojnë rreshtimin e Serbisë me Rusinë, Kinën, Iranin dhe armiq të tjerë të Shteteve të Bashkuara’, shkruan Bajraktari. Sipas tij, për shumë kohë, Serbia dhe...