Nesho: Rama dhe Vuçiç po ndjekin interesa të përbashkëta! Mali i Zi, pasqyra që nxjerr lakuriq kryeministrin
I ftuar në një intervistë për Syri TV, ambasadori Agim Nesho u shpreh se Shqipëria po përfshihet për herë të pare në një veprimtari që Serbia e ka zhvilluar prej vitesh ndaj Malit të Zi, për të ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e saj gjeopolitik në rajon. Nesho e lidhi këtë zhvillim me afrimin politik mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit, duke përmendur si raste konkrete letrën e përbashkët drejtuar Bashkimit Europian dhe çështjen e konsullatës së Shkodrës. Ai i cilësoi këto zhvillime tregojnë për interesa të përbashkëta Rama-Vuçiç në raport me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Nesho argumentoi se avancimi i Malit të Zi drejt Bashkimit Europian nxjerr në pah problemet e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke akuzuar qeverinë Rama për korrupsion dhe lidhje me...
Burimi:
syri.net