Riaktivizohet vatra në Dragot të Tepelenës
Një tjeter vatër zjarri është aktivizuar mbi fshatin Dragot, në zonën e Tepelenës. Nga pamjet e siguruara, flakët duket se po përhapen në drejtim të malit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa edhe shërbimet e Policisë ndodhen në terren. Puna vijon për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Burimi:
syri.net