Lukashenko: Bjellorusia dhe Rusia do ta zgjidhin ‘problemin e përbashkët’ në kufijtë e tyre përkatës
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se vendi i tij dhe Rusia do ta zgjidhin atë që ai e përshkroi si “problemin e përbashkët” në kufirin jugor të Bjellorusisë dhe atë perëndimor të Rusisë, transmeton Anadolu. “Duke parë përpara, sot do të diskutojmë gjithashtu problemin tonë të përbashkët, me të cilin po përballemi në jug të Bjellorusisë dhe në perëndim të Rusisë. Është një problem real, por do ta zgjidhim, pavarësisht se sa mund ta dëshirojnë disa njerëz”, tha Lukashenko në një takim në Moskë me kryeministrin rus, Mikhail Mishustin. Lukashenko falënderoi kryeministrin rus dhe qeverinë e tij për përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj Bjellorusisë deri më tani dhe u shpreh se edhe vendi i tij do t’i përmbushë detyrimet e veta dhe “madje...
Burimi:
syri.net