Rama mbledh drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar në Sauk, në fokus “Besa” dhe “Prania Besnike”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në rezidencën qeveritare në Sauk, e njohur si “Vila e Kuqe”, drejtuesit politikë të qarqeve, si dhe kabinetin qeveritar. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, në rezidencën qeveritare janë paraqitur një e nga një ministrat dhe drejtuesit politik. Mbledhja pritet të nisë pas pak, ndërsa në fokus të bisedës mbeten dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si strategji për komunikimin me qytetarët. Gjithashtu, nuk mbetet pa u përmendur edhe “Pasqyra Albania”, një platformë e cila konsiderohet si modernizimi i bashkëqeverisjes, për të njohur dhe zgjidhur problematikat e qytetarëve. Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve...
Burimi:
vizionplus.tv