Zjarr në Xhyrë, rrezikohen banesat!
Ka agravuar situata në fshatin Xhyrë të Librazhdit pasditen e kësaj të premteje, ku zjarri ka përparuar drejt banesave. Në vendngjarje aktualisht ndodhen forcat zjarrfikëse të Librazhdit, Elbasanit, Cerrikut dhe Gramshit. Ndërkohë në ndihmë të tyre ka shkuar dhe një helikopter, i cili po hedh ujë nga ajri. Po ashtu në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe banorët e zonës.
Burimi:
vizionplus.tv