I vuri zjarrin pyjeve të Vajkalit dhe rrezikoi banorët, Policia procedon piromanin! Autori me probleme të shëndetit mendor, e shtrojnë në Psikiatri
Policia identifikon dhe merr nën akuzë autorin e dyshuar të zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal në Bulqizë, ku flakët prej dy ditësh vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje e kullota, teksa rrezikojnë edhe banorët. Blutë bëjnë me dije personi i dyshuar është shtetasi A. M., 49 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pasi vuan nga problemet e shëndetit vendor. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit se në malin e fshatit Vajkal, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, kishte rënë zjarr, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e autorësisë së zjarrvënies. Nga veprimet hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve...
Burimi:
javanews.al