Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri
Një problem teknik ka shkaktuar fikjen e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar të Albcontrol, sistemet janë fikur rreth orës 17:30, ndërsa ekspertët kanë marrë menjëherë masat e nevojshme për të shmangur çdo rrezik për avionët që ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare. Albcontrol bën me dije se rreth orës 18:00 është bërë e mundur rikthimi në funksion të rreth 90% të sistemeve. Sipas kompanisë, reagimi në kohë i stafit dhe masat e marra kanë bërë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare. NJOFTIM PER MEDIA I ALBCONTROL Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë tē gjitha masat për të shmangur...
Burimi:
syri.net