“Still Running” – Galeria Kombëtare e Kosovës sjell ekspozitën e parë personale të Xhevdet Xhafës

“Still Running” – Galeria Kombëtare e Kosovës sjell ekspozitën e parë personale të Xhevdet Xhafës

Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantojë ekspozitën personale “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa, një prej figurave pioniere të artit modern në Kosovë. Ekspozita, e cila bashkon vepra të krijuara gjatë më shumë se gjashtë dekadave, do të hapet më 10 shtator 2026, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 20 nëntor 2026. Hapja do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa para-premiera për media dhe gazetarë do të mbahet nga ora 18:00 deri në 19:00. “Still Running” ndjek vazhdimësitë dhe transformimet e praktikës artistike të Xhafës, të zhvilluar përmes ndryshimeve të vazhdueshme artistike, institucionale dhe politike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, përcjell KultPlus. Artisti ka punuar në pikturë, vizatim, grafikë, performancë, asambëlazh dhe reliev, duke lëvizur...