PriFest sjell katër filma në programin “Një program mes kujtesës, miqësisë dhe familjes”

PriFest sjell katër filma në programin “Një program mes kujtesës, miqësisë dhe familjes”

Edicioni i 18-të i PriFest, që do të mbahet nga 8 deri më 13 shtator, prezanton programin e Kategorisë së Metrazhit të Mesëm, i cili bashkon katër filma nga Kosova, Gjermania, Shqipëria, Kroacia, Franca, Bullgaria dhe Zvicra. Programi, i titulluar “Një program mes kujtesës, miqësisë dhe familjes”, sjell histori të ndryshme njerëzore që trajtojnë kthimin, kujtesën, miqësinë, adoleshencën, sakrificën dhe marrëdhëniet familjare. Programi hapet me “The Sons of Ilir” me regji të Robert Deçanit, një dramë mbi kthimin dhe përballjen me të kaluarën, përmes historisë së dy vëllezërve që rikthehen te gjithçka e pathënë mes tyre. Në program është edhe “Apollon Club” i regjisorit Kruno Trninić, një film mbi miqësinë dhe adoleshencën, ku një ngjarje e papritur ndryshon gjithçka vetëm disa javë para diplomimit. Filmi...