75 vjet Disney Comics në Gjermani, historia e Mickey Mouse që i dha prestigj botës së komikëve
Më 29 janar 1951, në Gjermani u botua numri i parë i revistës “Micky Maus”. Ishte fillimi i një historie që do të zgjaste 75 vjet dhe do ta kthente Mickey Mouse në një nga figurat më të dashura të kulturës popullore gjermane, ndërsa komikët do të fitonin një vend të ri në kulturën e fëmijëve dhe familjeve. Mickey Mouse kishte mbërritur në Gjermani shumë më herët. Që në vitin 1930, personazhi i krijuar nga Walt Disney dhe Ub Iwerks u shfaq në kinematë gjermane si figurë e animuar dhe u prit me entuziazëm nga publiku dhe kritika. Gjatë diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, filmat amerikanë të konsideruar si produkte të një vendi armik u zhdukën nga programet. Pas luftës, fama e krijuar...
Burimi:
kultplus.com