Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 18:30 (28 gusht), në aksin Kuç-Kallarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një prej pasagjerëve që udhëtonte në njërin prej automjeteve ka pësuar dëmtime në kokë. Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Vlorës, për shkak të frenimit të menjëhershëm, pasagjeri është përplasur me pjesën e përparme të xhamit të automjetit. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Himarës, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Himarës për të marrë ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij nuk paraqitet e rëndë. Ndërkohë, policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesit e mjeteve po merren në pyetje në lidhje me...