Erion Veliaj ‘shkarkon’ nga burgu Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë: Nuk ka zbatuar urdhrat

Erion Veliaj ‘shkarkon’ nga burgu Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë: Nuk ka zbatuar urdhrat

Nga burgu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë. Vendimi vjen pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli për më shumë se një vit. Në vendim argumentohet se urdhri i datës 14 shkurt 2025, për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, kishte karakter të përkohshëm dhe synonte garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe shërbimeve të bashkisë. Sipas vendimit të Veliajt, rrethanat institucionale kanë ndryshuar pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye, ai vlerëson se nuk ka më arsye për vijimin e delegimit të kompetencave te Ristani. Veliaj pretendon gjithashtu se...