Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Vajkal

Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Vajkal

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit se në malin e fshatit Vajkal, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, kishte rënë zjarr, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e autorësisë së  zjarrvënies. Nga veprimet hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vajkal, ndaj të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. 49-vjeçari, u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër për trajtim të specializuar. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë...