Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë fëmijët
Një mësuese dhe një eksperte e prindërimit përshkruajnë shenjat kryesore që tregojnë se fillimi i periudhës së re shkollore po shkakton vështirësi për fëmijët dhe i tregojnë Lisa Salmon se si prindërit mund t’i ndihmojnë ata. Pas pushimeve të gjata, për shumë prindër mund të jetë një lehtësim t’i rikthejnë fëmijët e tyre në shkollë. Por çfarë ndodh nëse viti i ri shkollor po i shkakton probleme fëmijës suaj? Nuk është gjithmonë e lehtë të dallohen shenjat që tregojnë se ata po hasin vështirësi por është e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje, thonë ekspertët. “Shumë prindër do të jenë gati t’i rikthehen rutinës që sjell periudha shkollore, por për fëmijët mund të duket si një përshtatje e madhe të kalojnë nga një kohë e lirë që...
Burimi:
vizionplus.tv