Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri
Situata vijon të mbetet tepër problematike në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre dhe po përhapet me shpejtësi. Zjarri, i cili ka nisur që prej mesditës, ka marrë përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së thatë, ndërsa flakët janë përhapur në disa drejtime duke krijuar një situatë serioze për zonat e banuara. Rreziku është bërë veçanërisht i madh në lagjen pranë ish-stacionit të trenit në Xhyrë, ku flakët janë afruar ndjeshëm me banesat. Për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikun e përfshirjes së shtëpive nga flakët, po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter. Ndërhyrja...
Burimi:
vizionplus.tv