35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa prej rreth 35 orësh forcat në terren po luftojnë me flakët. Terreni i vështirë po e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Gjatë ditës së djeshme, një helikopter ndërhyri për disa orë nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se vatrat janë aktivizuar në disa pika të ndryshme. Dyshimet paraprake janë se zjarri i qëllimshëm. Situata paraqitet problematike edhe për shkak të tymit të dendur, i cili ka përfshirë qytetin e Bulqizës. Përhapja e flakëve mund të rrezikojë banesat në fshatin Vajkal. Banorët e zonës deklarojnë se tymi i dendur u ka krijuar vështirësi në frymëmarrje.