GJKKO la në burg Ergys Agasin, avokati Haxhia: Sot ju ngrit edhe akuza për korrupsion! Deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera
Avokati i Ergys Agast, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të GJKKO-së, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për biznesmenin, tha se një prej akuzave të ngritura ndaj klientit të tij, ajo për heqjen e paligjshme të lirisë, është rrëzuar pas analizimit të provave. Avokati tha se organi i akuzës ka paraqitur tashmë edhe një akuzë tjetër ndaj Agasit, atë të korrupsionit pasiv. “Organi i akuzës sot erdhi me një akuzë tjetër, atë të “korrupsionit”, pra sot u vendos akuza ndaj Agasit për korrupsion pasiv”, tha ai. Më tej, Haxhia bëri me dije se Ergys Agasi ka dhënë shpjegimet e tij para gjykatës dhe ka mohuar përfshirjen në tendera, përfitime financiare dhe se nuk ka qenë...
Burimi:
gijotina.com