Rusia: Bisedimet e paqes me Ukrainën mbeten pezull, pa ‘ide të reja’
Sipas Kremlinit, bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë të jenë pezull dhe nuk janë paraqitur "ide të reja" për këtë çështje, transmeton Anadolu. "Çështja e negociatave të paqes… po, kjo temë aktualisht është pezull dhe nuk ka ide të reja", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, teksa negociatat mbeten të bllokuara në një kohë kur Washingtoni është i përqendruar te lufta me Iranin. Peskov tha se Ukraina është plotësisht në dijeni të kërkesave të Rusisë për përfundimin e luftës 4-vjeçare që po vazhdon, por akuzoi Kievin se nuk po kërkon ta zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore. "Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të sigurojmë një dinamikë të tillë pozitive në vijën e frontit", tha Peskov, duke shtuar se veprimet ushtarake të...
Burimi:
syri.net