Luis Rubiales mbaron sanksionimin nga FIFA por jo nga Gjykata në Spanjë

Luis Rubiales mbaron sanksionimin nga FIFA por jo nga Gjykata në Spanjë

Ish presidenti i RFEF Luis Rubiales, fitoi të drejtën e angazhimit sërish me aktivitetet e tij në botën e futbollit dhe sportit këtë të mërkurë, më 26 gusht. Kjo ditë shënoi fundin e ndalimit të tij tre-vjeçar të vendosur nga FIFA pas veprimeve të tij në finalen e Kupës së Botës për Femra, ku Spanja fitoi titullin e saj të parë në histori. Sjellja e tij përfshinte gjeste të ndryshme, që kulmuan me puthjen e lojtares Xheni Hermozo gatë festimëve të vajzave iberike në Australi (Sidnej) më 20 gusht 2023. Megjithatë, situata është mjaft e ndryshme në Spanjë, ku ai mbetet i sanksionuar nga Gjykata Administrative e Sportit. Në këtë rast, ndalimi tre-vjeçar i vendosur ndaj ish-presidentit të RFEF nuk u dha deri më 17...