Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 34 vatra gjatë 24 orëve, zonat më problematike
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje. Ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR. Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër. Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivëve të FA-së. Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal,...
Burimi:
gijotina.com