8 muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit

8 muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin. Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjës policie po finalizonin një operacion të rëndësishëm në autostradën e zonës së Plepave. Në shenjestër ishte Ergys Agasi, një personazh kontrovers 39-vjeçar, i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit të kaluar për një seri akuzash të rënda në lidhje me ekzistencën e një grupi kriminal në manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së...