Patosi në protestë kundër bashkimit me Fierin: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e qytetit të naftëtarëve
Banorë të Patosit kanë protestuar sot për herë të 4 kundër projektit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier, në kuadër të ndryshimeve të propozuara në reformën territoriale. Protestuesit kundërshtojnë me forcë përfshirjen e Patosit në një bashki të vetme me Fierin, duke argumentuar se Patosi është një njësi vendore që, sipas tyre, është financiarisht e qëndrueshme, nuk ka borxhe ndaj buxhetit të shtetit dhe renditet ndër bashkitë që kanë realizuar investime të rëndësishme në raport me madhësinë e saj. Pensionistët kanë shprehur gjithashtu shqetësimin se, nëse Patosi do të jetë pjesë e Bashkisë Fier, vëmendja dhe investimet do të përqendrohen kryesisht në qendrën e bashkisë së re, ndërsa problemet e qytetit të Patosit dhe zonave përreth mund të mbeten në plan të dytë....
Burimi:
syri.net