Linda Rama nxjerr në pah plagën e Ballkanit: “Brain drain” po kushton shtrenjtë

Linda Rama nxjerr në pah plagën e Ballkanit: “Brain drain” po kushton shtrenjtë

Nga emigrimi dhe plakja e popullsisë te hendeku me Bashkimin Evropian, teknologjia dhe mungesa e fuqisë punëtore, Ballkani Perëndimor përballet me një seri sfidash që kërkojnë një model të ri zhvillimi. Në një intervistë për “Fortune Greece”, ekonomistja Linda Rama argumenton se rajoni nuk ka mungesë talenti, por një ekosistem që ende nuk arrin ta mbajë dhe ta shfrytëzojë atë. Ballkani Perëndimor ndodhet në një pikë vendimtare të transformimit të tij ekonomik dhe social. Pas tri dekadash ndryshimesh të thella, rajoni ka kaluar fazën e stabilizimit, por ende nuk ka arritur në një konvergjencë të qëndrueshme me Bashkimin Evropian, të mbështetur mbi produktivitetin dhe cilësinë e institucioneve. Kjo është një nga përfundimet kryesore të Linda Ramës në intervistën e saj për “Fortune Greece”, ku ajo...