Malet nën flakë! 34 vatra zjarri në Shqipëri, ushtria dhe helikopterët në terren
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR. Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër. Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivëve të FA-së. Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi. Në Vajkal janë aktualisht të angazhuar 61 forca,...
Burimi:
ntv.al